Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), ka njoftuar sot se në zyrat e tyre kanë pasur musafir priftin e Famullisë Katolike të Mitrovicës Don Bardhec Zymi, i cili kërkoi nga TIKA mbështetjen për renovimin e Kishës Katolike në Mitrovicë.
“Sot në zyrën tonë kemi pritur priftin e Famullisë Katolike të Mitrovicës Don Bardhec Zymi, i cili kërkoi nga TIKA mbështetjen për renovimin e Kishës Katolike në Mitrovicë.
Të nderuarin Don Bardhec Zymi e informuam lidhur me projektet të cilat jemi duke i realizuar pa diskriminim fetar, gjuhësor apo etnik me qëllim të vendosjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së paqes në Ballkan dhe veqanarishtë në Kosovë .”