Plaka Lou Xiaoying për gati 50 vite ka mbijetuar duke gërmuar nëpër mbeturina dhe duke mbledhur plehra. Fëmijën e parë të hedhur e gjeti në vitin 1972. “Shtrihej e braktisur në mesin e gjërave të hedhura. Me siguri do të vdiste “, thotë heroina kineze nga e cila shumë njerëz mund të mësojnë.
Sëmundje e veshkave e një gruaje të veçantë në Kinë, ka tërhequr vëmendjen botërore për heroizmin e saj të heshtur, që ka filluar para 40 vitesh e vazhdon deri tash, ndonëse forca e ka lënë në moshën 88 vjeçare.
Ajo tërë jetë ka mbledhur bërllok, duke mbijetuar nga riciklimi i mbeturinave. Duke gërmuar në gjërat e hedhura, ka gjetur jo më pak se 30 foshnje të cilave ua ka shpëtuar jetën.
“E tëra filloi kur kam gjetur foshnjën e parë, një vajzë të vogël në vitin 1972, derisa mblidhja plehra”, rrëfen ajo për “Daily Mail”.
Ajo dhe burri i saj, i cili vdiq 17 vjet më parë, morën përgjegjësinë për disa prej tyre. Djali më i vogël, për të cilin ajo vendosi të kujdesej vetë, u gjet para gjashtë viteve, kur ajo ishte 82 vjeçe.
“Edhe pse unë kam qenë shumë e vjetër, nuk kam mundur ta injoroj foshnjën e ta lë të vdes në hedhurina. Dukej kaq i bukur dhe i pambrojtur. Është dashtë ta marrë me vete”, ka thënë ajo.
Asnjë nga fëmijët e saj nuk e ka njohur luksin, sepse Lou Xiaoying, gjithmonë ka jetuar në kushte të vështira. Megjithatë, kjo nuk e pengoi që edhe ato pak gjëra që i ka t’i ndajë me fëmijët që dikush i kishte lënë të vdesin.
Atë e ka ndihmuar edhe vajza e saj më e madhe, Zhang Caiying, që është fëmija i vetëm i saj biologjik. Ajo tani është 49 vjeçe dhe pasi nënën e ka të sëmurë, e di se duhet të vazhdojë kujdesin për fëmijët e braktisur.