-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kinë: Pritet të shemben 700 male për të ndërtuar një qytet

Më të lexuarat

Kompanitë e ndërtimit në Kinë, po projektojnë që të sheshojnë plotë 700 male për të ndërtuar një qytet gjigant!

Siç dhe referon “The Guardian”, kompanitë e ndërtimit janë të gatshme të shpenzojnë shumë kolosale parash, vetëm për realizimin e këtij  projekti. Sipas gazetës “China Daily”, kjo vepër mund të rrisë PBB e vendit me 33 miliardë euro deri në vitin 2030, transmeton Shekulli online.

Rajoni në të cilën është projektuar të ndërtohet ky super qytet dhe ku do të sheshohen 700 male, është në Lanzhu, që ndodhet në Kinën veriperëndimore. Metropoli i ri do të zërë një sipërfaqe pre 500 kilometra katrore dhe është e vendosur 50 kilometra larg nga qyteti i Lanzhou, kryeqyteti i provincës Gansu.

Megjithatë, duhet theksuar se për kinezët nuk është hera e parë që ndeshen me sfida të tilla. Projekti i sheshimit të 700 maleve është i pesti në radhë, në kuadrin e ndërtimeve “Brezi i Zhvillimit”. Këtij super projekti i kishin paraprirë, paraardhësit e tij në Pudong në Shanghai dhe Tianjin në Binai, e cila përmban një kopje (me 120 ndërtesa) në Manhattan./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit