Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, në mbrëmjen e të shtunës në të dielën 21 persona humbën jetën kur autobusi ra në humnerë.
Sot në dy aksidente të veçanta të trafikut në Kinë, kanë humbur jetën 33 persona, dhe tetë të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, në mbrëmjen e të shtunës deri në të dielën 21 persona humbën jetën kur autobusi ra në humnerë në provincën jug-lindore kineze Guizhou. Katër persona pësuan plagë.
Ndërkohë, në provincën veriperëndimore kineze Gansu, nga përmbysja e automjetit bujqësorë në një rrugë malore, humbën jetën 12 persona dhe katër të tjerë u plagosën rëndë.