2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kinë: Dy murgj tibetianë i vën flakën vetes

Më të lexuarat

Dy murgj tibetianë kanë humbur jetën pasi i kanë vënë flakën vetes në provincën e Siçuanit, në jug të Kinës.

Murgjit, të moshave 20 dhe 23 vjeç, i vunë zjarrin vetes në manastirin e kontesë Aba, që ka qenë një vatër e protestave në muajt e fundit.

Murgjit në manastirin ku ndodhi tragjedia mbajtën lutje për dy viktimat dhe trupat e tyre do të kremtohen gjatë së enjtes, raporton Radio Azia e Lirë.

Mbi 100 tibetianë, shumica e të cilëve murgj në moshë të re, i kanë vënë flakën vetes që prej vitit 2011, shumica e të cilëve me pasoja fatale, në shenjë proteste ndaj regjimit Kinez.

Shumica e rasteve të vetëflijimit janë verifikuar në zonat me etni tibetiane jashtë Tibetit, kryesisht në kontenë Aba.

Murgjit budistë kërkojnë më shumë liri besimi, më shumë autonomi nga Kina dhe kthimin e liderit të tyre në mërgim, Dalai Lama.

Qeveria kineze e akuzon këtë të fundit se orkestron protestat anti-regjim, një akuzë që lideri shpirtëror e mohon tërësisht.

Mediat e huaja nuk lejohen të hyjnë në provincën e Siçuanit, duke e bërë shumë të vështirë verifikimin e rasteve të vetëflijimit. Media shtetërore kineze ka konfirmuar disa raste, por jo të gjitha./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit