0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kinë: Bill Gejtsi nominohet për Çmimin Konfuçi për Paqe

Më të lexuarat

Themeluesi i kompanisë Microsoft dhe filantropisti, Bill Gejts, së bashku me ish sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, janë në mesin e personave të nominuar në Kinë, për Çmimin Konfuçi për Paqe, kanë thënë sot zyrtarët.

Çmimi Konfuçi, që thuhet se është i pavarur nga qeveria, ishte formuar si një alternativë ndaj Çmimit Nobel për Paqe.

Vitin e kaluar Çmimin Konfuçi për Paqe e mori Vlladimir Putini, aktualisht president i Rusisë, për rolin e tij në luftimin e separatizmit në Kaukazin Verior.

Në mesin e të nominuarve është edhe Pançen Lama i 11-të, që është lideri i dytë religjioz në budizmin tibetian, pas Dalaj Lamës.

Por, një numër i madh i tibetianëve nuk e pranon Pançen Lama, pasi ai ishte emëruar nga Pekini.(f.b.)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit