Autoritetet në Kinë i kanë arrestuar 802 vetë të dyshuar për trafikim të fëmijëve. Ministria për Sigurinë Publike e Kinës ka njoftuar se policia i ka shpëtuar 181 fëmijë në një operacion madhor në 15 provinca kineze.
Kjo ministri theksoi se me operacion u shkatërruan dy ‘unaza’ të trafikimit dhe se liderët e këtyre grupeve janë arrestuar, transmeton Rel.
Trafikimi me fëmijë është problem i madh në Kinë, ku politika strikte për një fëmijë, ka ndikuar në zhvillimin e tregut të fëmijëve. /kohaislame