-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

KINA NË KRIZË ME JAPONINË DHE KORENË E JUGUT

Më të lexuarat

Kina ka reaguar ashpër ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Udhëheqja e Pekinit e ka paralajmëruar Tokion se do të dërgojë avionët ushtarakë në ujërat e diskutueshme.

Kina e cila i ka prishur marrëdhëniet me Japoninë tashmë është futur në krizë edhe me Korenë e Jugut.

Ministria e Mbrojtjes së Kinës ka tërhequr vëmendjen se veprimtaria e avionëve të ushtrisë japoneze në ujërat e ishujve Diaojy shkel në mënyrë serioze sovranitetin e Kinës.

Ushtria kineze është duke e ndjekur nga afër palën japoneze dhe lidhur me këtë Ministri kinez i Mbrojtjes ka vënë në dukje se duhen parandaluar përpjekjet që po e shpien situatën në një gjendje edhe më të ndërlikuar. Ministri gjithashtu vuri në dukje se anijet ushtarake kineze janë duke zbatuar detyrën e tyre të zakonshme në këtë territor.

Arkipelagu që është bërë shkak i krizës midis dy vendeve përbëhet nga 5 ishuj të vegjël dhe 3 shkëmbej koralor dhe gjendet në Detin Kinez Lindor. Për ishujt që Kina i quan “Diaojy” kurse Japonia “Senkaku”, këto dy shtete kanë vite me radhë që janë në zënkë.

Nga ana tjetër edhe Koreja e Jugut ndodhet ballë për ballë një krize me Kinën. Rojet bregdetare të Koresë së Jugut kanë ndërhyrë në një anije peshkimi kineze e cila ishte duke peshkuar në mënyrë jo ligjore në Detin e Verdhë. Në përleshjen e përjetuar 1 peshkatar kinez ka humbur jetën si pasojë e një plumbi prej gome.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit