1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kina ndalon të shihet gjithçka që lidhet me Islamin, përfshirë dhe vulën “Hallall”

Më të lexuarat

Autoritetet në kryeqytetin kinez Pekin, urdhëruan restorantet hallall që të heqin gjithë shkrimet dhe simbolet në gjuhën arabe, si dhe heqjen e të gjitha simboleve që kanë të bëjnë me Islamin.

Kjo shihet si vazhdë e përpjekjeve të zgjeruara për të tkurrur popullsinë e saj muslimane.

Punonjësit në 11 restorante dhe dyqane në Pekin që shesin produkte hallall, thanë që zyrtarët u thanë atyre që të largonin gjithë imazhet që lidhen me Islamin, siç janë gjysmëhëna dhe fjala “hallall” e shkruar në arabisht.

Punëtorët e qeverisë nga zyra të ndryshme i thanë një menaxheri të një dyqani në Pekin për të mbuluar stemën “hallall” në arabisht dhe nuk u larguan nga dyqani deri sa ai e zbatoi urdhrin.

Fushata kundër Islamit ka marrë vrull që nga viti 2016, me qëllim të përshtatje të feve në përputhje me kulturën e Kinës.

Kina, strehë e 20 milion muslimanëve, zyrtarisht garanton lirinë e fesë, por qeveria ka bërë fushatë të ashpër për t’i detyruar besimtarët të veprojnë në përputhje me ideologjinë e Partisë Komuniste.

Nuk janë vetëm muslimanët ata që janë nën kontroll. Autoritetet kanë mbyllur shumë kisha të krishtera dhe shkatërruar kryqe, që konsiderohen të paligjshme nga qeveria.

Por muslimanët kanë hyrë në vëmendje të veçantë që nga një trazirë e 2009-tës midis ujgurëve dhe kinezëve të Xinjiang.

Tani, vendi po përballet me kritika të ashpra nga shtetet perëndimore dhe grupet e të drejtave për politikat e saj, e në veçanti ndaj arrestimeve masive dhe kampet e përqendrimit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit