Autoritetet kineze në rajonin veriperëndimor Ksinjiang kanë ndaluar dhjetëra emra fëmijësh me kuptim fetar, të cilët tradicionalisht janë përdorur nga myslimanët.
Duke folur për Radion Azia e Lirë, një zyrtar në Ksinjiang konfirmoi raportet e mediave perëndimore, duke thënë se emrat si: Islam, Kuran, Meka, Xhihad, Imam, Sadam, Haxh dhe Medina janë në mesin e dhjetëra emrave të ndaluar me vendimin e Partisë Komuniste të Kinës.
Zyrtari tha se çdo foshnje e regjistruar me emër të tillë, do të ndalohet të regjistrohet në sistemin shtetëror, që i jep qasje në kujdes shëndetësor dhe arsimim.
Vendimi prek grupet etnike myslimane të rajonit, përfshirë së paku 10 milionë ujgurë, 1.5 milion kazakë, 150,000 kirgizë, 5,000 tatarë, 4,000 taxhikë dhe 1,000 dungansë.
Ujgurët, për kohë të gjatë, janë ankuar për trajtimin që u bën sundimi kinez.
Partia Komuniste e Kinës kontrollon fuqishëm qasjen në rajon dhe informacioni është vështirë të verifikohet në mënyrë të pavarur.