Ministria e jashtme kineze ka shprehur “pakënaqësi” me thirrjen e Shteteve të Bashkuara për të liruar të burgosurit e trazirave të Tiananmenit. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se rreth 10 vetë vazhdojnë të mbesin në burg që nga protestat e vitit 1989.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka thënë se Pekini duhet të sigurojë njohje publike për të gjithë të vrarët, të burgosurit apo të zhdukurit. Qindra civilë janë vrarë kur ushtria ka sulmuar protestuesit prodemokratikë më 3 dhe 4 qershor të vitit 1989. Pekini konsideron se incidenti në Sheshin Tiananmen ishte “rebelim kundërrevolucionar”./koha/kohaislame