-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kina e gatshme të jetë garant i marrëveshjes për paqe në Afganistan

Më të lexuarat

Kina është ofruar të jetë garant i marrëveshjes paqësore në Afganistan, bëhet e ditur nga zyra e këshilltarit afgan për siguri nacionale.

Këshilltari afgan për siguri nacionale, Hamdullah Mohib, u takua të mërkurën në Kabul me Deng Xijun, të dërguarin special kinez për Afganistanin. Gjatë takimit, Xijun e informoi Mohiba për përpjekjet e fundit të Kinës lidhur me negociatat për paqe.

“Xijun sërish përsëriti mbështetjen e Kinës ndaj procesit që kryeson Afganistani dhe u propozua si garant kinez për çfarë do marrëveshjeje paqësore”, theksohet në njoftimin e zyrës së Mohibas.

Edhe SHBA-të edhe NATO kanë shprehur njëfarë optimizmi të kujdesshëm në aspektin e arritjes së marrëveshjes paqësore në Afganistan gjatë këtyre dy viteve./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit