1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kim Mehmeti në Zona B: Myslimanët ndjehen se janë të përaqësuar nga ateistë-leninistë! (VIDEO)

Më të lexuarat

Mbrëmë në emsionin Zona B në Klan Kosova, që udhëhiqet nga Baton Haxhiu, ishte i ftuar publicisti Kim Mehmeti. Në këtë emision u diskutua për çështjet e fundit që po tangojnë Maqedoninë: incidentet ndëretnike, protestat e të rinjëve shqiptarë në Shkup, si sillet politika në këto rrethana e të tjera, transmeton Almakos.

Gjatë emisionit, Kim Mehmetit ka pohuar se çdo kohë lindë heroin e vet, duket shtuar se partitë politke harrojnë një moment të rëndësishëm: se ata që heshtin bëjnë ndryshime.

“PPD-ja e dogji vullnetin e shqiptarëve, na erdhi PDSH-ja e cila e dogji entuziazmin e shqiptarëve për të bërë një parti të mirëqenë. Kurse BDI-ja e dogji shpresën e madhe dhe të fundit të shqiptarëve të Maqedonisë se do mund të bënim diçka më tepër. Shqiptarët tani janë në pritje të munësisë së katërt që do të vijë e do ti djeg të gjitha këta parti”.

Pyetjes se a ka ndonjë rrezikë që të manipulohet me ndjenjat e të rinjëve, Mehmetit i është përgjigjur me pohimin se një rrezik i tillë nuk ekziston ngaqë edhe vetëdija kombëtare edhe ajo religjioze te të rinjtë është në shkallë të lartë. Por, ai ka përmendur një ndjenjë tjetër që mbase mund ta kenë disa myslimanë shqiptarë: se ata nuk janë denjësishtë të përfaqësuar nëpër inistucionet e shtetit. Lidhur me këtë ai thotë:

“Ka një pjesë të myslimanëve që mendojnë se janë të përfaqësuar nga ateistë-leninistë dhe kjo e shtonë dozën e revoltës së tyre. Këtë e themë ngaqë nëse keni përfaqësues poltikë që janë të pandjeshëm ndaj fesë së votuesve të vet, që thonë se ç’farë na pengojnë kishat e kryqet e Gruevskit, ata vetëm tregojnë se nuk e kanë kuptuar se ai (Gruevski) donë që edhe tokës e qiellit t’ia vesh shenjën e popullit dhe religjionit të vet” – tha ndër të tjera Mehmeti, në emisonin Zona B që udhëhiqet nga Baton Haxhiu./Almakos/kohaislame.com

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/LcM0-uI_pN4″ frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit