2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kim Mehmeti BDI-së dhe PDSH-së: Ç’të keqe nëse në Lëvizjen BESA ka Mysliman të devotshëm?

Më të lexuarat

Teksti i plotë:

“Shumë miq të kësaj faqeje më pyesin nga kjo simpati e ime ndaj Lëvizjes Besa! Ngaqë nuk turpërohem nga asnjë veprim imi publik, ngaqë bëjë të pamundurën ta ndaj angazhimin tim profesional nga përcaktimet e mia qytetare e njerëzore, ja po ua them shumë hapur: dua t’i ndihmojë të rinjtë e kësaj Lëvizjeje, ngaqë jam i provokuar nga e vërteta se kryesuesit e BDI-së e të PDSH-së, si dhe disa individ ‘opozitarë’ të dalë nga kapotat e këtyre dy partive, kudo që shkojnë, nëpër ambasada të huaja si dhe në Tiranë e Prishtinë, i akuzojnë themeluesit e rinj të kësaj Lëvizjeje si ‘islamistë të rrezikshëm’ e ‘erdoganistë të shitur’. Pra, i përkrahë ngaqë dua ta pastrojmë oborrin tonë politik nga këta leninistë e hajdutokratë të qelbur të BDI-së e të PDSH-së, të cilët baltosën e shkatërruan çdo gjë të vlefshme që kishim, të cilët lejuan ndërtimin e ‘Gazës’ shqiptare në mes të Shkupit, që na çuan nga ‘Sopoti’, “Brodeci’, “Monstra’, lukidimi i Harun Aliut e deri te nata e tmerrshme e Kumanovës, e asnjëherë nuk ndjen as turp as përgjegjësi dhe kurrë nuk u pengoi pse parajsën e pasardhësve të vet, e ndërtonin në tokën e ferrit të fëmijëve tanë! Po unë dua që me vogëlsinë time, t’i ndihmojë të rinjtë e Lëvizjes Besa që të mos dorëzohen përpara provokimeve e baltosjeve që ua bëjnë kryesuesit e BDI-ë e të PDSH-së, këta ‘perëndimorë’ që hajninë, pafytyrësinë, gënjeshtrën dhe papërgjegjësinë, i ngritën në ‘vlera’ më të larta demokratike, këta të cilët nëse nesër selia e BE-së dhe NATOS do të shpërngulej në Stamboll, ata do ishin të parët që do e shanin Brukselin! Pra, me vogëlsinë time, dua t’i ndihmoj këta të rinj që të mos ndjehen inferior ndaj askujt dhe me mburrje ta shtrojnë pyetjen: ç’të keqe ka të jesh mysliman i devotshëm që i lutet Zoti në xhami dhe njëkohësisht shqiptar i pathyeshëm, që gjitha aftësitë që ka, i flijon në altarin e mirësisë së vëllazërisë shumëfetare shqiptare!?” (Kim Mehmeti)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit