-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kim Mehmeti: A kanë status të njëjtë Salustro dhe qentë e tij?

Më të lexuarat

Pas lajmit se në Prishtinë një vajzë 8 vjeçare derisa po luante është kafshuar nga një qen i cili dyshohet se i takon prokurorit të EULEX-it, Mauricio Salustro, ndërsa kalimtarët e rastit kanë thënë se qeni ka qenë i EULEX-it, ndërkaq atë po e shëtiste prokurori Salustro i cili është larguar menjëherë në momentin e kafshimit pa i ofruar ndihmë vajzës së kafshuar, në rrjetin e tij social ka reaguar publicisti dhe shkrimtari, Kim Mehmeti.

“Mediat raportojnë se qeni i prokurorit të EULEX-it, Salustro paska kafshuar një fëmijë. Paramendoni sa organizata evropiane për mbrojtjen e kafshëve dhe sa intelektual ‘proevropian’ kosovarë do dilnin në mbrojtje të qenit të këtij pronari, sikur atë dikush ta godiste me gurë!? E ku është tani policia kosovarë t’i tregojë këtij qen-ruajtësi se ai mund ta konsideroj sigurinë e qenve të vet më të rëndësishme se atë të fëmijëve kosovarë, por imunitetin e vet ai nuk mund t’ua përcjell edhe qenve që ruan! Përpos nëse ai dhe qentë e tij nuk kanë status të njëjtë në Kosovë”, transmeton Almakos.

Gjatë vitit të kaluar, KTV kishte raportuar se prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, i njohur në Kosovë për procese të shumta gjyqësore, ishte duke i sjellë telashe lagjes ku jeton.

Madje, ndaj prokurorit ishte hapur një rast në polici për kanosje të rrezikut.

Salustro që shoqërohet me disa qen, jo rrallë herë ka rrezikuar banorët e lagjes ku ai banon, ndërsa ngjarja që kishte shqetësuar banorët atëbotë ishte rasti kur afër qendër stacionit të Policisë, qeni me të cilin ishte prokurori Salustro sulmonte qytetarët.

Dëshmitarët deklaronin se qeni i prokurorit nuk kishte maskë dhe as nuk ishte i lidhur, derisa Salustro ofendonte qytetarët.

Rastin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, pa dhënë shumë detaje, ndonëse kishte dëshmitarët theksonin se midis forcave të rendit dhe prokurorit Salustro kishte pasur edhe një zënkë verbale shkaku i fyerjeve të këtij të fundit në adresë të policisë.

Kohë më parë edhe një vajzë tjetër ishte sulmuar nga qentë e Salustros./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit