Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka thënë se vërejtjet nga presidenti amerikan “i marrë” Donald Trump e kanë bindur atë se ai ka të drejtë të zhvillojë armë për Korenë e Veriut.
Në një deklaratë të rrallë që u plasua përmes mediave shtetërore, Kim tha se Trump do të “paguajë shtrenjtë” për fjalimin e tij të fundit në OKB.
Presidenti amerikan tha të martën se nëse Amerika dot të detyrohej të mbrohej, do të “shkatërronte totalisht” Korenë e Veriut, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Trump gjithashtu u talla me Kim duke e quajtur një “njeri me raketa” në një “mision vetëvrasës”.
Të dy vendet janë përfshirë në retorikë gjithnjë e më të nxehtë në muajt e fundit.
Koreja e Veriut ka testuar raketa në një shkallë të paparë dhe ka kryer testin e gjashtë të saj bërthamor pavarësisht dënimit ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova.