4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kim Jong-un: Gati për luftë!?

Më të lexuarat

Koreja e Veriut është në një gjendje të gatishmërisë luftarake, pasi lideri i këtij shteti, Kim Jong-un, urdhëroi ushtrinë që të bëhet gati për luftë, transmeton RT.

Kim Jong-un urdhrin e dha në bashkërenditje me testet e shpallura nukleare, si kundër-reagim i Koresë së Veriut në sanksionet e reja të imponuara në janar nga ana e OKB-së.

Gjendja e gatishmërisë është në fuqi që nga 29 janari, kështu që pritet që testet nukleare të ndodhin më herët se që është menduar. Disa analistë kanë thënë se ato mund të bëhen më 16 shkurt, për ditëlindjen e liderit Kim Jong-il, i cili vdiq më 2011.

Mediat e Koresë Veriore po ashtu kanë raportuar se Kim Jong-un u tha zyrtarëve të tij për çështjet e sigurisë që të marrin masa të veçanta, transmeton Russia Today. Po ashtu thuhet se Kim Jong-un është i shqetësuar për reagimin e mundshëm të Kinës ndaj testit të tij bërthamor, prandaj i ka urdhëruar gjeneralët që të jenë të kujdesshëm në këtë aspekt, meqë “Kina është ende e dobishme”.

Korea e Jugut, megjithatë, është gati të jap përgjigje të ashpër në çfarëdo provokimi të Koresë Veriore, kështu që tensionet janë mjaftë të theksuara në rajon. Herën e fundit Koreja e Veriut ishte në gjendje lufte në vitin 1993.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit