3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kim Jong-un bën festë të “çmendur” për përvjetorin e gjyshes

Më të lexuarat

Qyteti i zymtë i Penianit dje u transformua në një vend të hareshëm dhe pistë vallëzimi për të festuar përvjetorin 100-vjeçar të lindjes së gjyshes së Kim Jong-un

Kryeqyteti i Koresë së Veriut u mbush me mijëra njerëz duke vallëzuar para Monumentit të Partisë së Themelimit.

Kim Jung-suk, e cila ishte bashkëshortja e parë e Kim Il-sung dhe nëna e Kim Jong-il, ishte një aktiviste koreane e pavarur dhe politikane komuniste në vitet 1930 dhe 40, përcjell Albeu.com.

Kontradiktat dhe misteret e rrethojnë vdekjen e saj më 22 shtator 1949, me disa raporte që sugjerojnë se ajo vdiq në moshën 31 vjeç derisa lindte një foshnje të vdekur dhe të tjerë deklarojnë se ishte qëlluar dhe u la të vdiste.

Ajo është e njohur në Korenë e Veriut si “Heroina e Revolucionit Anti-Japonez”.

Duke valëzuar flamurin e kuq, blu dhe të bardhë të vendit dhe me gra veshur me veshje shumëngjyrëshe, ajo u nderua përpara skulpturës së partisë punëtore, e cila mund të shihet në mënyrë të turpshme mbi ta në një grup të frikshëm fotografish.

Më pas u vendosën kurorë në statujën e Kim Jong-suk në Varrezat e Dëshmorëve Revolucionarë me rastin e përvjetorit të saj të 100 vjetorit të lindjes në malin Taesong.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit