Lideri i Koresë veriore Kim Jong Un ka kërëcnuar se do të kundërpërgjigjet po që se dikush sulmon vendin e tij.
“Nëse armiqtë hedhin një predhë të vetme në territorin tonë të pacenueshëm dhe në ujërat territoriale, armata duhet të përgjigjet me sulme të shpejta vdekjeprurëse dhe e tërë armata duhet të bëhet një dhe të udhëheqë betejën në arritjen e kauzës sonë të madhe për ribashkim kombëtar. E kam lëshuar këtë urdhër për tërë armatën, e kam shqyrtuar planin operacional për zbatim dhe në fund e kam nënshkruar”, ka thënë Kim në një fjalim në një ceremoni ushtarake, pjesë të të cilit ka transmetuar sot televizioni shtetëror veri-korean.
Ai ka thënë se durimi i Koresë Veriore ka kufijtë e vet dhe se provokimeve do t’iu përgjigjen me të njëjtën monedhë.
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi shprehin shqetësimin për mbrotjen raketore të Koresë Veriore, dërisa Koreja e Jugut ka shënuar herë pas herë incidente me fqinjin verior./BS/kohaislame