0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kidnapuesit Arben Sfishta, 6 vjet burgim

Më të lexuarat

Një trup gjykues në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, dënoi Arben Sfishtën me gjashtë vjet burgim për veprën penale të kidnapimit në bashkëkryerje.

Trupi gjykues shpalli Sfishtën fajtor për kidnapimin e Denis Shalës, në dhjetor të vitit 2005. I pandehuri e liroi Shalën pasi që i ati i viktimës, Gani Shala, pagoi një shpërblesë prej dyqind e tridhjetë mijë eurosh në një rrugë të pashtruar afër fshatit Bradash të Podujevës.

Arben Sfishta ishte bashkë i pandehur me persona të tjerë gjatë gjykimit të mbajtur më 2009. Megjithatë, gjatë gjykimit ai iu iku autoriteteve. Atë e zuri dhe e arrestoi policia në prill të vitit 2012 dhe pastaj u soll para gjyqtarit, i cili i shqiptoi atij paraburgimin.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i PSRK.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit