-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Kidnapimi” u kushton me pozitë dy policëve kosovarë

Më të lexuarat

Shukri Binaku dhe Sami Beqiri nuk do të patrullojnë më përgjatë kufirit të Kosovës. Të dy policëve që u arrestuan nga xhandarmëria serbe në territorin e Kosovës u është ndërruar pozita në polici dhe nuk do të kenë më të drejtën që të patrullojnë në kufi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Sipas tij, kjo nuk është masë ndëshkimore. “Nuk është masë ndëshkimore, por u është ndërruar sektori. Nuk do të patrullojnë më në kufi. Është çështje operacionale se ku do të vendosen”, ka thënë ministri Rexhepi.

Vendimi vjen pas vlerësimit të Qeverisë së Kosovës se të dy policët nuk është dashur që më 31 mars të dorëzohen para xhandarmërisë serbe dhe të pranojnë arrestimin nga ana e tyre, përderisa kanë qenë në territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë se të dy policët pas pushimit të rregullt i janë kthyer organizatës, por nuk ka treguar se çfarë pozite do të kenë pas incidentit.

Që nga arrestimi i dy policëve, që qe bërë me shumë bujë nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, edhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë bërë thirrje që secili pjesëtar i forcave të sigurisë të rezistojë nëse përballet me forca të Serbisë.

“Policët serbë kanë qenë të armatosur, por policët e Kosovës kanë qenë edhe më të armatosur dhe me armatim edhe më modern. Çdo pjesëtar i forcave të sigurisë e ka për obligim që në momentin kur shkelet një centimetër i territorit të Kosovës nga çizmja e kujtdo qoftë, e veçmas atyre që kanë kryer krime e gjenocid këtu, që të përgjigjet sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, të enjten, gjatë seancës së rregullt të parlamentit/koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit