Kryetari i Londrës, Sadiq Khan akuzoi presidentin e SHBA-së Donald Trump që kërkon të ‘ndajë komunitetin’ në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Al Jazeera, përcjell Kosova Post.
Khan i bëri këto komente pasi presidenti amerikan kritikoi deklaratat e kryetarit të Londrës pas sulmeve në Londër të shtunën ku u vranë shtatë persona.
‘Disa njerëz kanë tendencë për të ndarë dhe divizion. Ne nuk do të lejojmë që Donald Trump ta ndajë komunitetin tonë’, ka thënë Khan në një deklaratë për BBC.