Raundi 4: Khabin fiton pasi Conor kërkon dorëzimin pasi rusi e shtrëngoi mirë në qafë.
Raundi 3: Në këtë raund të dy sportistët qëndruan më shumë në këmbë, Conor është treguar më i kujdesshëm dhe më i rrezikshëm, por nuk arriti të jep ndonjë goditje shumë të fortë drejt Khabib.
Raundi 2: Khabib jep një goditje të fuqishme me të djathtën dhe menjëherë fut përfundi Conorin dhe në vazhdim i jep një seri të goditjeve irlandezit, por Conor arriti të ngrihet në këmbë në fund të raundit.
Raundi 1: Gjithçka fillon me një përleshje trup me trup pasi kjo është edhe ajo që Khabib dëshiron pasi është specialist në mundje, por Conor ia doli të mbahet mirë, edhe pse ishte gjithmonë nën rusin.
Conor McGregor taps! Khabib Nurmagomedov is still UFC lightweight champion! #UFC229 pic.twitter.com/V9Dp9D5fvh
— Ryan Songalia (@ryansongalia) October 7, 2018