1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KFOR-i amerikan: Xhandarmëria nuk do të provokojë më

Më të lexuarat

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të hënën ka pritur majorin e KFOR-it amerikan, Jonathan T. Hartsock, me bashkëpunëtorë.

“Ajo çka kërkojmë ne është që xhandarmëria serbe mos të dal në rrugën e asfaltuar, për t’i shqetësuar banorët, ngase ne nuk do ta lëshojmë vendin tonë”, ka thënë Surdulli në këtë takim.

Nga ana tjetër, majori, Jonathan T. Hartsock, ka thënë se të shtunën me gjeneralin e KFOR-it, dhe me bashkëpunëtorët që sot ishin me të kanë vizituar vendin në Karaçevën e Poshtme, raporton rajonipress.

Ai tha se “gjenerali ka parë edhe raportet që ne i kemi dërguar dhe ato nëpër media, mirëpo ai kishte dëshirë që drejtpërsëdrejti të shkojë në vendin e ngjarjes dhe ne i bëmë një shpjegim për gjithë situatën”.

Ai tha se gjenerali është takuar me homologët e tyre dhe është ardhur me një përfundim që xhandarmëria nuk do të bënë këso lloj hyrjesh.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka thënë se “çështjen e Karaçevës jemi duke u munduar që ta fusim në bisedimet Kosovë-Serbi dhe besoj se Qeveria do ta marrë këtë çështje më seriozisht”.

“Ajo çka kërkojmë ne është që xhandarmëria serbe mos të dal në rrugën e asfaltuar, për t’i shqetësuar banorët, ngase ne nuk do ta lëshojmë vendin tonë”, ka thënë Surdulli.

Ai tha se të shtunën ka pritur në një vizitë edhe Shaban Gudën, komandant i policisë kufitare të Kosovës, si dhe Besim Kryeziun, përgjegjës komandant i vijës së gjelbër.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit