Qytetarët e Kosovës tash e tutje mund ta dinë saktë nëse kanë ose jo ndonjë gjobë.
Këtë mund ta mësoni veç me një klikim.
Policia e Kosovës e ka bërë publike një link në të cilin mund të shihen gjobat dhe kundërvajtjet që i kanë qytetarët.
Krejt këto të dhëna mund t’i merrni vetëm duke u regjistruar KËTU
Kujtojmë që Policia kishte ndaluar disa persona nëpër pikat kufitare të vendit për shkak të gjobave të papaguara, veprim që nuk është i mbështetur në asnjë bazë ligjore.
Për këtë, shumë qytetarë janë ankuar duke e quajtur të pa pranueshme ndalimin në doganë, duke penguar kështu pushimet në bregdetin shqiptar.