-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Këto ushqime nuk duhen ruajtur në frigorifer

Më të lexuarat

Të gjithë e ruajmë ushqimin në frigorifer, por jo çdo ushqim është i përshtatshëm për t’u ruajtur në temperatura të ulta.

Ka raste që i ftohti përshpejton shpërbërjen ose ndryshon shijen origjinale.

Është e vërtetë se shumë produkte ushqimore duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa ka disa ushqime të veçanta që kurrë nuk duhet të qëndrojnë në të ftohtë.

Më poshtë po ju prezantojmë me një listë produktesh që nuk e “duan” ambientin e ftohtë.

Borziloku – Borziloku nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse temperaturat e ftohta e bëjnë të thahet shpejt. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer

Domatet – Në qoftë se ruhen në frigorifer, domatet humbasin shijen. I ftohtii i pengon ato të piqen

Patatet – Patatet përkeqësohen në temperatura të ulëta. I ftohti i bën ato më të pudrosura me miell; niseshteja kthehet në sheqer dhe shija e tyre ndryshon

Buka – Buka është një nga ushqimet që shumë njerëz e mbajnë në frigorifer dhe ky është një gabim i madh. Me temperaturat e ulëta, buka “plaket” para kohe dhe humbet shije

Frutat ekzotike – Përderisa bëhet fjalë për fruta që bëhen në klimë të ngrohtë, temperaturat e ulta të frigoriferit nuk bëjnë për to. Ananasi, avokado dhe banania nuk duhet të ruhen në frigorifer, pasi në këtë mënyrë ato dekompozohen

Qepa dhe hudhra – Qepa dhe hudhra forcohen në frigorifer. I mbani ato në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë

Pjeshka – Në më pak se 10 gradë pjeshka humb shijen dhe vetitë. Është e preferueshme të mbahet në temperaturë dhome

Mjalti – Një tjetër gabim është të mbani mjaltin në frigorifer. Mjalti, në sajë të përbërësve dhe pH të tij, ruhet më mirë dhe më gjatë jashtë. Kur ruhet në frigorifer, priret te kristalizohet dhe të humbasë shumë nga vetitë e tij

Vaji i ullirit – Vaji i ullirit, nëqoftëse ruhet në frigorifer, kondensohet dhe trashet, duke u bërë si gjalpë. Për më tepër, ai humbet shijen e tij origjinale. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të ftohtë, larg nga drita

Çokollata – Kur çokollata futet në frigorifer, në sipërfaqen e saj formohet një shtresë e bardhë, e cila i ndryshon shijen

Kafe – Kafeja në frigorifer preket nga i njëjti ndryshim me atë të çokollatës

Drithërat, makaronat, mielli dhe sheqeri – Drithërat, makaronat, mielli, sheqeri dhe ushqime të këtij lloji janë bërë për t’u ruajtur në temperaturë dhome. Nëqoftëse ju i mbani ato në temperatura të ulëta, ata do të humbasin vetitë e tyre, vitaminat, shijen dhe cilësinë

Disa lloje të proshutës – Ka lloje të ndryshme të proshutave që në frigorifer humbasin shijen e “veçantë” që i dallon ato. Edhe pse kanë karakteristika të ngjashme me mishin, duhet të ruhen në temperaturë dhome.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit