-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Këto janë shenjat e depresionit pas lindjes

Më të lexuarat

Pas një vëzhgimi të gjatë, shkencëtarët zbuluan se nënat që këndojnë ose krijojnë këngë për foshnjat e tyre kurohen më shpejt nga depresioni pas lindjes krahasuar me nënat e grupeve të tjera të përfshira në këtë studim.

Të gjitha grupet u bënë pjesë e studimit gjatë 10 javëve, por në gjashtë javët e para grupi i këngëve tregoi një rënie mesatare prej 35 për qind të simptomave depresive.

Autori kryesor i studimit, Daisy Fancourt, nga Universiteti i Londrës, tha se të kënduarit është një tjetër terapi e dobishme për t’u ofruar nënave të reja që vuajnë nga depresioni pas lindjes.

Më poshtë keni disa nga shenjat e depresionit pas lindjes (DPL), të cilat nuk duhen neglizhuar.

Nervozizëm- Nëna mund të nevrikoset me fëmijët e tjerë, ndoshta edhe me foshnjën, por shumë më shpesh me partnerin. Ai mund të mos kuptojë mirë se çfarë po ndodh dhe cilat janë përjetimet e saj.

Lodhje- Të gjithë nënat e reja ndjehen të lodhura, por depresioni mund ta bëjë nënën të ndjehet fizikisht e sëmurë.

Pagjumësi- Megjithëse nëna është shumë e lodhur, nuk mund të flejë. Ajo mund të vijë vërdallë nëpër shtëpi, duke dëshiruar të flejë.

Paaftësi për t’i bërë ballë situatave- DPL i krijon nënës ndjesinë se nuk ka kohë, nuk mund të bëjë një gjë të mirë dhe se nuk ka shpresë për të ndryshuar, shkruan noa.al. Për të është shumë e vështirë të organizojë ditën me fëmijën e saj.

Ndjenje faji- Depresioni ndryshon mënyrën e të menduarit dhe bën që nëna t’i shikojë gjërat shumë negativisht. Ajo mund të ndjehet fajtore, e padobishme ose përgjegjëse, vetëm e vetëm se ndihet kështu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit