Dy murgesha, që kanë punuar në një shkollë katolike në Kaliforni, kanë pranuar se kishin përvetësuar për shumë vjet 500 mijë dollarë dhe se i kishin shfrytëzuar ato për të luajtur në kazino në Las Vegas. Motrat e nderit, Mary Kreuper dhe Lana Chang, kishin marrë paratë shkolla katolike St James në qytetin e Torrancet, afër Los Angelesit, nga një fond i shkollës për pagesa dhe donacione.
Kreuper dhe Chang, që janë pensionuar së fundmi, kanë shprehur keqardhje për veprimet e tyre. Kreuper ishte për 29 vjet drejtoreshë në atë shkollë, ndërsa Chang shërbeu për rreth 20 vjet si mësuese. Raportohet se ato kanë vjedhur paratë për një periudhë një dekadëshe dhe i kanë shpenzuar në udhëtime e kazino.
Të hënën, Kisha Katolike e St Jamesit ka njoftuar se motrat e nderit janë shumë pishman për veprimet e tyre duke shtuar se policia është informuar, ndërsa nuk do të ketë asnjë padi për krime ndaj dyshes.