Policia spanjolle kanë gjetur 57 copa të bananeve artificiale të cilat përmbanin shtatë kilogramë të përziera me banane të vërteta, me 10 kilogramë të tjera të paketuar anë kuti kartoni.
Një video e publikuar nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tregon se si zyrtarët hapin “bananet”, duke përdorur kaçavida dhe çekiçë.
Dhe njëra banane e hapur ka zbuluar pluhurin e bardhë, i cili gjendej brenda saj.
Bananet e rreme janë gjetur gjatë një operacioni në qytetet bregdetare të Malaga dhe Valencia të dielën.
Dy persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës, dhe një person i tretë tani është nën hetim, sipas policisë.