Duken syze normale, por në fakt përfaqësojnë gjeneratën e re të aksesorëve teknologjikë.
Kompania Gentle Monster, e njohur për syzet e saj, ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje me gjigantin kinez Huawei për krijimin e disa syzeve “smart”, që do të përmirësojnë përditshmërinë e dekadës që vjen.
Do të mjaftojë një prekje e lehtë në skeletin e syzeve për t’u përgjigjur telefonit, ose për t’i kërkuar ndihmë asistentes zanore.
Detajet janë ende të pakta, por besohet se brenda verës së këtij viti mund të dalin modelet e para./dita