-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Këta musliman po digjen, ndërsa bota po heshtë! (VIDEO)

Më të lexuarat

Zëdhënësja e Këshillit Evropian për Muslimanët Rohingya (ERC), dr. Anita Schug, tha sot në Gjenevë se midis dy dhe tre mijë muslimanë janë vrarë në sulmet e ushtrisë së Mianmarit në Arakan në tre ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Schug tha se masakrat e fundit të ushtrisë kundër muslimanëve në Arakan janë me përmasa disa herë më të mëdha sesa ato të vitit 2012 dhe ngjarjet e tetorit të vitit të kaluar. “Situata asnjëherë nuk ka qenë kaq e keqe. Në Arakan jemi ballë për ballë me një gjenocid të ngadalësuar”, tha Schug.

Schug njoftoi se vetëm dje në fshatin Saugpara në qytetin Rathedaung në Arakan janë vrarë mes 900 dhe një mijë muslimanë, duke shtuar se nga kjo masakër ka arritur të mbijetojë vetëm një fëmijë mashkull.

Schug, e cila punon si mjeke në Zvicër, tha se sipas të dhënave që janë siguruar nga të gjithë aktivistët në terren në Arakan dhe nga burimet lokale, vetëm në tre ditët e fundit në fshatra të ndryshme të Arakanit janë masakruar dy deri tre mijë muslimanë. Ajo nënvizoi se pas këtyre masakrave qëndrojnë pjesëtarët e ushtrisë së Mianmarit.

Aktualisht, mbi 100 mijë civilë janë dëbuar nga vendet e tyre, shpjegoi më tej Schug, duke theksuar se dy mijë muslimanë të Arakanit gjenden të bllokuar në kufirin mes Mianmarit dhe Bangladeshit dhe se ana e kufirit të Bangladeshit është mbyllur nga autoritetet e vendit.

Zëdhënësja e ERC-së po ashtu informoi se fshatrat Anaukpyin dhe Nyaungpyingi janë rrethuar nga popullata lokale budiste.

“Këta persona i kanë shkruar letër qeverisë së Mianmarit në të cilën thuhet se janë të pafajshëm dhe të papërfshirë në krim, duke kërkuar heqjen e rrethimit dhe evakuimin e menjëhershëm nga fshatrat. Megjithatë, qeveria e Mianmarit madje as nuk është përgjigjur. Nuk i dimë shifrat e sakta, por qindra persona në këto fshatra gjenden në rrezik për jetë”, tha Schug.

Ajo rrëfeu se nga qyteti Auk Nan Yar më 23 gusht rreth deri në 100 persona janë dërguar në vend të panjohur. Ajo shprehu shqetësimin se këto persona mund të jenë vrarë.

Schug shtoi se Kombet e Bashkuara (OKB) dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet marrë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund masakrës ndaj muslimanëve në Arakan.

Ndryshe, muslimanët e Arakanit humbën të drejtën e shtetësisë në Mianmar nëpërmjet një ligji të miratuar në vitin 1982, ndërsa llogariten si popull “pa shtet”. Ata llogariten si “pakica më e persekutuar” nga OKB, ndërsa përballen me dhunë dhe me diskriminim ligjor, ekonomik dhe shoqëror.

Ata u përballën me dhunë masive pas sulmeve në tetor të vitit të kaluar ndaj tri stacioneve kufitare, ku humbën jetën tetë policë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit