Pesë më të kërkuarit nga bota për krimet kundër njerëzimit janë duke u akuzuar për disa krime të tmerrshme të paimagjinueshme që përfshijnë gjenocidin, vrasjet dhe duke detyruar fëmijët të jenë skllevër seksi.
Megjithatë, disa më të kërkuarit janë ende në liri. Gjykata Penale Ndërkombëtare- e cila u krijua 17 vite më parë ka dhënë urdhër për arrestimin e tyre por deri tani pa sukses, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Express.
William Pace anëtarë i Gjykatës Penale Ndërkombëtare tha për Euronews se drejtësia ndërkombëtare është përmisuar dukshëm në dy dekadat e fundit. Por ai i bëri thirrje GJPN’së për të reformuar në mënyrë për të përshpejtuar rastet.
“Për 20 vite k pasur revolucion në zhvillimin e drejtësisë ndërkombëtare dhe në veçanti penale. Janë krijuar Gjykata ndërkombëtare për krimet e kryera në Kamboxhia, Timorin Lindor, Ruanda, Jugosllavi, Sierra Leone”, tha ai.
Dallimi më i madh është se ICC është e përhershme – dhe edhe pse SHBA-ja, Rusia, Kina nuk e kanë ratifikuar traktatin, ata kanë dhënë juridiksion mbi Gjykatën në rastet e Sudanit dhe Libia.
Pesë kriminelët më të kërkuar:
Joseph Kony
Ka kaluar një dekadë kur GJNP ka lëshuar urdhër për arrestimin e Kony i cili supozohet të ketë qenë komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Rezistencës së Zotit (LRA). Ai pretendon se lëvizja e tij është duke u përpjekur të instaloj qeveri në Uranda me udhëzimet e Biblës. Kony është i akuzuar për krime kundër njerëzimit, përdhunim dhe skallvëri seksuale.
Omar al-Bashir
Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, është njëri ndër profilet më të kërkuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Ai është i akuzuar si organizatori i një fushate gjenocidi, vrasjeve, torturave dhe dhunimeve në rajonin e Dafurit. Al-Bashir i cili është president që nga viti 1993 ka pasur një urdhër arresti tash e gjashte vite nga Gjykata.
Sylvestre Mudacumura
Sylvestre Mudacumura është duke u kërkuar nga ICC tash e tre vite për krime në luftë përfshirë vrasje, masakër dhe tortura. Ai pretendohet të ishte komandant suprem i Forcave Demokratike- force për çlirimin e Ruandës. Sipas Gjykatës krimet kishin ndodhur gjatë kufirit në Republikën Demokratike të Kongos.
Simone Gbago
Ish zonja e parë e bregut të Fildishtë, bashkëshortja e Laurent Gbago është e akuzuar për dhunën e shkaktuar në vend pas zgjedhjeve në 2010. Sipas Gjykatës Ndërkombëtare Penale ajo mban përgjegjësi individuale për krimet kundër njerëzimit.
Ali Kushayb
Ali Kushayb është thënë të jetë udhëheqës i milicisë Janjaëëed të cilët kanë kryer krime kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit. Ai po kërkohet për vrasje, tortura, plaçkitje dhe përdhunim. Në qershor të këtij viti një prokuror i GJNP ka kërkuar që Kombet e Bashkuara të veprojnë në mënyrë urgjente. /Euronews/