0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Këta janë 4 shqiptarët që garojnë për në Parlamentin italian

Më të lexuarat

Zhvillohen sot në Itali zgjedhjet paralajmëtare, Mbi 46 milionë italainë janë thirrur për të zgjedhur deputetët dhe senatorët e legjsilaturës së re parlamentare.

-Mes listës së kandidatëve për parlamentin e ri italian janë dhe 4 emigrantë shqiptarë. që kanë nënshtetësi italiane.

Shqiptarja Anita Lkimeta me origjinë nga Durrësi e me profesionin sipërmarrëse kandidon në Romë për dhomën e deputetëve në listën e lëvizjes politike !10 volte meglio”. Kjo lëvizje është një forcë e re politike që përfaqëson një grup sipërmarrësish e menaxherësh profesionistë me dëshirën për të qënë pjesë e politikës italiane. Anita Likmeta ka studiuar në Romë dh eshtë e martuar.

“Besoj se ne emigrantët e brezit të parë e të dytë mund të ndikojmë bindshëm në zhvillimin në të ardhmen e një Italie të re mulitkurore e multietnike” ka deklaruar ajo gjatë takimeve elektorale.

Shqiptari Emiliano Biraku kandidon në qytetin e Venecias në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike. Është me profesionin sipërmarrës e prej shumë vitesh zhvillon aktivitetin e tij sipërmarrës në Itali. Prej viti 2016 është aktivizuar me këtë forcë poltike e drejton një nga seksionet e Partisë Demokratike në qytetin e Venecias.

Shqiptarja Elona Gaxha 30 vjec kandidon për dhomën e deuptetëve në qytetin e Peruxhias për rajonin e Umbrias në listën e Partisë “Europa Più” . Ajo është me profesionin infermiere e në skedën e saj elektorale thotë se një nga reformat e para që duhet të miratoj legjislatura e re italiane është reforma e nënshtetësisë.

Shqiptarja Bruna Kola Mece ka lindur në qytetin e Shkodrës . Është 26 vjece studente në shkencat politke e qysh e vogël ka emigruar më familjen në Itali. Është kandidate për këshllin rajonal të Lombardisë në listën e partisë “Libero e Uguali”.

“Pranova kandidaturën thotë ajo për t’i dhënë zë atyre që nuk mund ta bëjnë. Besoj se të rinjtë emigrantë mund të jenë një hallkë e rëndësishme për të ardhmen e Italisë, për të luftuar pabarizinë gjinore e raciale.”

/Ora News.tv/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit