-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Këta 3 burra dhuruan 15 ari truall vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim Alush Mehmetin, Egzon Pajazitajn, Gazmend Mehmetin dhe Shpëtim Kryeziun, imam i xhamisë së Mleqanit.

Alush Mehmeti, Miftar Pajazitaj dhe Sokol Mehmeti dhuruan 15 ari truall vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava i falënderoi dhuruesit e këtij trualli, duke shprehur kështu mirënjohjen dhe konsideratën e tij dhe të institucionit të BIK-ut për përkushtimin e tyre që të lënë vakëf një pjesë të tokës së tyre për Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Tradita e mirë e lënies së tokës vakëf për nevojat e Bashkësisë Islame është duke u shtuar dita-ditës, për çka ne si institucion u jemi tejet falënderues këtyre qytetarëve” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

/bislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit