1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kështu u del në krah një qytetare nga Tirana vajzave me shami

Më të lexuarat

Ja si i përgjigjet thirrjes për sesnibilizim një nga qytetaret e shumta të Tiranës, e cila i është bashkuar nismës së World Hijab Day Albania, për të drejtat dhe liritë e grave dhe vajzave të mbuluara.

“Është koha e duhur ku një shoqëri mund të tregojë që i jep rëndësi vlerës dhe jo stereotipeve.

Është rasti ku një shoqëri të vertetojë me fakte harmonine fetare me të cilën lëvdohemi para botës.

Është momenti që të kuptohet që nëse një grua e mbuluar nuk është e distancuar nga asnjë lloj detyrimi si qytetare, pse duhet te privohet nga të drejtat?!

Ndaj dhe unë jam me ty, jam me mbulesën, jam se e kam në zemër.

Por nëse e kam në zemër, mund e dua ta kem edhe në kokë.

Ndaj prej këtij momenti, që s’ka pse të shtyhet për më vonë, mund të mbjellim rehati në shumë zemra që duhet e duan të zbatojnë obligimin e Zotit.”

Vali A. Kuliçi Tirane, Ekonomi&Administrim Biznes

StrongInHijab

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit