Keshtu pritet të duket kalaja e Prizrenit
Kalaja e Prizrenit e ndërtuar në shekullin e XI-të dhe është një atraksion për shumicën e turistëve që vijnë në Kosovë. Ajo gjendet në pjesën më të lartë të Prizrenit, ku mund të shihet i gjithë qyteti dhe padyshim një përqindje e madhe kosovarëve kanë një fotografi nga kalaja.
Ajo është në proces restaurimi duke u mbështetur nga organizata CHëB, drejtuesi i së cilës ka publikuar edhe këtë fotografi.
Sali Shoshi ka thënë se kjo fotografi paraqet draftin e restituimit të Kalasë së Prizrenit në periudhën osmane, që është përgatitur nga Erik Follain.
“Drafti final shumë shpejt!”, ka shkruar Shoshi.