Stresi prek secilin. Puna, marrëdhëniet dhe problemet me para janë disa prej shkaqeve të zakonshme.
Kur keni shumë punë mund të jetë më e vështirë të fokusoheni, sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani të Madhe.
Kjo mund të jetë si rrjedhojë e grumbullimit të shumë punëve për të cilat nuk keni qenë të aftë të koncentroheni e të cilat më pas shkaktojnë në cikël të ashpër të stresit.
Edhe themeluesit e kompanive të mëdha përballen me momente stresuese sikur gjithë të tjerët, por që kanë edhe mënyrat se si t’i tejkalojnë ato.
Edhe njeriu më i pasur në botë, Bill Gates ka mënyrën e tij se si arrin ta menaxhoj stresin.
Ai nuk ka zbuluar diçka të veçantë. Ka thënë se në çdo natë para se të shkojë në gjumë, lexon.