-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kështu bota e nënçmon femrën për një iPhone

Më të lexuarat

Një adoleshente e cila pretendon se kishte nxjerrë në “ankand” virgjërinë e saj në këmbim të një iPhone 8, ka marrë një leksion që kurrë në jetën e saj nuk do ta harroj.

Kjo tregon edhe niher bota se sa e nënçmon botën, ku nderi i saj kushton sa një smartphone. Islami është shumë madhështor, ku vlera e një femre është madhështore. Ajo ruan nderin e saj, edukohet në formë të plotë, e adhuron Allahun tamam dhe nuk e josh asgjë nga dynjaja për të humbur moralin dhe nderin e saj.

17-vjeçarja raportohet të ketë postuar një “ofertë” në internet, ku thuhet se shet virgjërinë e saj për 2.300 funte, transmeton Telegrafi.

Postimi i saj u zbuluar nga një vlogere e cila udhëheq një shou, dhe kështu ajo arriti të realizoi një intervistë të fshehtë me adoleshenten e identifikuar si Xiao Chen.

Videoja e postuar nga vlogerja 21-vjeçe Nana, shfaq dyshen duke biseduar në një kafiteri, ku Xiao Chen i shpjegon se si njëra nga shoqet e saj kishte fjetur me një të panjohur të pasur nga i cili kishte “fituar” para të majme.

Ajo gjithashtu pranon se si të gjitha bashkëmoshataret e saj kanë iPhone 8, edhe pse shumica prej tyre janë prodhim fallco.

Por, Nana e cila në shoun e saj mundohet të trajtoj problemet sociale që kanë prekur shoqërinë, e dëgjon me vëmendje adoleshenten që dëshiron ta nxjerr në shitje virgjërinë për iPhone 8.

“E gjitha çfarë nevojitet të bëjë është të qëndroj e shtrirë, apo jo? Nuk është se nuk kam menduar për këtë”, dëgjohet adoleshentja duke i thënë vlogeres.

Ajo më pas i dhuron 60 funte “si paradhënie”, dhe flasin për detajet se kur ajo mund ta shet virgjërinë për të hollat që i kërkon.

Por, ajo nuk ishte në dijeni se ajo do ta turpëroj para opinionit, duke angazhuar një grup të rinjsh që të futen në dhomën e saj.

Ajo fillimisht futet në dhomën e hotelit dhe qëndron e shtrirë duke pritur klientin që do t’i “dhuroj” një iPhone 8. Dhe kur brenda shfaqen tre burra me kamerë në dorë, ajo mbetet e shokuar.

Më pas futet edhe vlogerja e cila i thotë se ky rast do të duhej të shërbente si leksion, dhe se një veprim të tillë kurrë nuk duhet ta ndërmerr asnjë vajzë.

https://www.youtube.com/watch?v=qyrXvMWMgqM

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit