12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Këshilltari i Ahmetit që fyen Islamin dhe Profetin, njeri që i do serbët

Më të lexuarat

Ibrahim Kelmendi, i cili në opinion njihet si krahu i djathtë i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, që nga koha kur kanë vepruar në LPK, lëvizje kjo marksist – leniniste, nuk është edhe aq i rreptë ndaj besimeve tjera, por edhe ndaj kombeve tjera sikurse për shembull, serbët.
 
Këtë më së miri e dëshmon edhe një postim i tij në rrjetin social Facebook, drejtuar një serbi, në të cilin Kelmendi përplot me emocion ia uron atij festën duke e përkëdhelur deri në skajshmëri.
 
Madje që ironia të jetë më e madhe, serbi me emrin Milan Gasiç, të cilit i drejtohet Kelmendi me fjalët më miradie për t’ia uruar Kërshëndellat, përdor një fjalor puro nacionalist, i cili duket qartë se këshilltarit të Ahmetit, nuk i bën fare përshtypje.
 
“Të gjithë serbëve dhe serbeve ia uroj këtë ditë të madhe ndërsa nesër në ditën e Kërshëndellave le të kenë fat, shëndet dhe paqe nëpër familjet e tyre duke besuar në Zot”. Ndonëse urimi është i këtillë, i pari që vrapon t’ia urojë “festën” është pikërisht Kelmendi, miku i ngushtë i Ali Ahmetit dhe shumë LPK-istëve të tjerë në Kosovë.
 
Ndjenjat e tij anti – Islame, Kelmendi i shfaq edhe në mënyrën më të vrazhdë madje duke i tejkaluar të gjitha limitet. Në një replikë me një person, ai fyen rëndë edhe të atin e tij, i cili siç thotë ka qenë hoxhë. Sipas tij, gabimin më të madh që ka bërë babai i tij, është se e ka pagëzuar me emrin Ibrahim. Sipas këtij krijuesi të mendimit politik të Ali Ahmetit, më mirë do të kishte qenë emri i tij të kishte qenë mut, se sa Ibrahim ngase kështu do ta ndjente veten më shqiptar.
 
Ibrahim Kelmendi prej vitesh në opinion merret vetëm me fyerje të besimit Islam dhe të Profetit Muhamed. Ai gjithashtu njihet se personi më i afërt në BDI, madje i vetmi që në kabinetin e kreut të kësaj partie, Ali Ahmeti, futet pa trokitur në derë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit