1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike dënon sulmin në Orlando

Më të lexuarat

Drejtori i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame, Nihad Awad ka dënuar ashpër sulmin e djeshëm në Orlando të Floridas duke shtuar se sulmuesi nuk ka të bëjë asgjë me Islamin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin e kryer nga shtetasi amerikan Omar Mateen në klubin e natës, janë vrarë të paktën 50 persona dhe 53 janë plagosur.

Pasi që Mateen në opinionin botëror është ndërlidhur me organizatën terroriste DAESH, Awad, tha se anëtarët e saj nuk i përkasin Islamit.

“Si do të qëndroni para Zotit dhe të jepni llogari për krimet që keni kryer ndaj qindra njerëzve të pafajshëm, muslimanë, krishterë dhe të tjerë? Ju nuk flisni në emrin tonë, nuk na përfaqësoni, nuk flisni në emrin e fesë tonë, ju nuk i përkisni fesë tonë të bukur, ju ndoshta pretendoni, por 1.7 miliardë njerëz të bashkuar refuzojnë ekstremizmin dhe krimet tuaja dhe ata politikanë të cilët tentojnë të përfitojnë nga kjo tragjedi, ju lutemi që ti respektoni viktimat dhe familjet e tyre. Kjo nuk është koha për të treguar frikë, kjo është koha për të bashkim dhe besim”, tha Awad.

Hetimet gjithpërfshirëse janë në vijim rreth detajeve dhe shkaqeve të njërës nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e SHBA-ve./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit