1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Këshilli i Sigurimit i OKB-së paralajmëron rebelët Husi në Jemen

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka reaguar pas vendimeve të grupimit militant Husi për të shpërndarë parlamentin në Jemen, duke paralajmëruar këto të fundit ti rikthehen bisedimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i shikon si të paqarta hapat e mëtejshëm nëse militantët Husi që kontrollojnë institucionet në Jemen, nuk iu rikthehen tryezës së bisedimeve. “Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë shprehur shqetësim të madh pas tërheqjes së Husi-ve nga bisedimet, vendimeve të tyre për të shpërndarë parlamentin dhe për të marrë përsipër drejtimin e të gjitha institucionet qeveritare të Jemenit”, ka deklaruar i dërguari i Kinës në OKB, Jieyi Liu, në një deklaratë për mediat.

 

Duke riafirmuar mbështetjen për integritetin territorial të Jemenit, Liu tha se Këshilli i Sigurimit ishte i gatshëm për të marrë hapa të mëtejshëm nëse merren në konsideratë negociatat e kryesuara nga OKB.

 

Rebelët e grupimit Husi në Jemen, të premten vendosën shpërndarjen e parlamentin, duke pretenduar se do të krijojnë një “Këshill Kalimtar” dhe një qeveri të përkohshme me përbërje  teknokrate, për të drejtuar vendin për dy vjet.

 

Grupi u shfaq si një forcë politike dhe ushtarake shtatorin e kaluar pas marrjes së kontrollit të kryeqytetit të Jemenit, Sana, dhe zgjerimit të kontrollin në zona të tjera të vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit