1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Aleppon

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet sot për të diskutuar rreth krizës në Aleppo të Sirisë, qytet ky i shndrruar në fushëbetejë kryesore për disa muaj.

Franca dhe Britania e Madhe e kanë thirrur këtë takim, përderisa Rusia tha se është duke insistuar në zgjatjen e armëpushimit në Aleppo.

Ambasadori francez, Francois Delattre, e ka përshkruar qytetin verior sirian si “qendër martire të rezistencës” ndaj presidentit sirian, Bashar Al-Assad, dhe e ka krahasuar qytetin me Sarajevën e rrethuar gjatë luftës së Bosnjës.

“Aleppo po digjet dhe është shumë e rëndësishme që ne të fokusohemi aty e ta kemi prioritet”, ka thënë ambasadori britanik, Matthew Rycroft.

Këshilli prej 15 vendeve anëtare do ta dëgjojë sot një raport nga zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për çështje politike, Jeffrey Feltman, lidhur me situatën në Siri, ku luftimet e reja përfshijnë sulmet ajrore në spitale, ku vetëm gjatë ditës së djeshme mbetën të vrarë 19 persona.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha pas takimit në Moskë me të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, se po vazhdojnë përpjekjet për t’u dakorduar rreth ndaljes së luftimeve në Aleppo.

Një valë vdekjeprurëse nisi më 22 prill në këtë qytet sirian, duke lënë më shumë se 270 njerëz të vrarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit