0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Këshilli i Evropës i bën thirrje Beogradit të njohë zyrtarisht gjenocidin e Srebrenicës

Më të lexuarat

“Drejtuesit politikë duhet të pranojnë zyrtarisht se masakrat e kryera në Srebrenicë përbëjnë një gjenocid”, theksoi presidenti i Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (Ecri) i Këshillit të Evropës, suedezi Christian Ahlund.

Ekspertët e Këshillit të Evropës (KE) i kërkuan të martën Serbisë të njohë zyrtarisht masakrën e Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë si një gjenocid, në një raport që shpreh gjithashtu shqetësim edhe për frazat plot urrejtje të përdorura nga grupet raciste të tifozëve të futbollit.

“Drejtuesit politikë duhet të pranojnë zyrtarisht se masakrat e kryera në Srebrenicë, në lindje të Bosnjë-Hercegovinës përbëjnë një gjenocid”, theksoi presidenti i Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (Ecri) i Këshillit të Evropës, suedezi Christian Ahlund, cituar në një komunikatë.

Në korrik 1995, rreth 8 000 burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për krimin më të rëndë të kryer në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Komisioni i Këshillit Evropian theksoi se Parlamenti dhe presidenti serb kanë kërkuar falje për masakrën e Srebrenicës. Megjithatë, ai shprehu keqardhje për faktin që asnjëri prej tyre nuk ka pranua që këto masakra përbëjnë një gjenocid ashtu si i kanë cilësuar gjykatat ndërkombëtare.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, një nacionalist populist ka kërkuar falje në prill 2013 në televizionin kombëtar të Bosnjës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit