-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Këshillë dashamirëse për Kryetarin e ri të KMSH

Më të lexuarat

Këshillë dashamirëse për Kryetarin e ri të KMSH

Institucioni në të cilin ju sapo jeni vendosur në krye duhet:

Së pari, të legjitimoj vetveten, sepse nuk është zgjedhur me votën e lirë të besimtarëve myslimanë, siç parashikon statuti i KMSH, por me emërime abuzive, sektare, klanore dhe nepotizëm, gjë që tashmë dihet. Fakt ky që edhe vetë ju, ju vendos në një pozicion të tillë jo komod, para Zotit dhe besimtarëve që ju përfaqësoni.

Së dyti, KMSH ka nevojë urgjente të ndreq imazhin dhe diskursin e saj publik dhe të ketë një përfaqësim sa më dinjitar, së pari fetar e shpirtëror dhe së dyti kulturor dhe intelektual. Është detyra juaj ta përmbushni këtë mungesë, ose së paku të nisni një proces të tillë plotësimi me besimtarë të denjë për atë institucion, të cilët nuk i mungojnë bashkësisë sonë, larg përzgjedhjeve thjesht klanore dhe preferencave sektare.

Së treti, institucioni që ju do drejtoni, si administrator i vakëfeve islame në këtë vend, duhet të kujdeset në mënyrë profesionale dhe me përkushtim, së pari për xhamitë dhe drejtuesit e varfër të tyre dhe t’i nxjerrë nga gjendja e mjeruar në të cilën ndodhen shumica e tyre.

Së katërti, duke qenë se rruga që ju bëtë për tu vënë në krye të KMSH nuk kaloi nga baza e besimtarëve, atëherë është minimalja e respektit për ta dhe përligjja për të cilën keni nevojë, që ju vetë së pari, të mos strukeni në kullën e fildishtë të zyrave të KMSH, por të bëheni pjesë e integrale e tyre.

Lus Zotin që këto këshilla të sinqerta, t’iu bëjnë më tepër dobi, sesa konformizmi dhe hipokrizitë me të cilat do të sprovoheni këtej e mbrapa.

Justinan Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit