-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Këshillë Bashkëshortëve

Më të lexuarat

Këshillë Bashkëshortëve

Këshillën time e filloj duke treguar rreth Luftës së Dytë Botërore, Armatës britaneze dhe shkretëtirës egjiptase! Njërës nga betejat më vendimtare, që ndodhi më 1942 gjatë Luftës së Dytë Botërore, e quajtur beteja El-Alemejn, e quajtur ashtu sipas vendit në Egjiptin verior. ثshtë e mirënjohur që gjermanët okupuan Afrikën Veriore dhe arrritën deri në Egjipt. Shpresonin ta pushtojnë Kanalin e Suezit, mandej të pushtojnë fushat e naftës në Iran dhe Irak, mandej ta sulojnë Bashkimin Sovjetik nga jugu, etj.
Britanezët qenë të qëndrueshëm që asnjëherë të mos e lejojnë të ndodh ajo, ndaj sollën ushtarakun më të mirë, gjeneralin Berndard Montgomerin që të udhëheq ushtrinë e tyre me qëllim të ndalimit të gjermanëve dhe përparimit të tyre. Ndodhi një betejë e vërtetë. ثndrrat gjermane nuk u realizuan, britanezët marrin fitoren ndërsa shumë luftëtar vdiqën dhe u varrosën në shkretëtirën El Alemejn.
Ajo që neve na intereson, nuk është ndodhia mes britanezëve dhe gjermanëve. Ne na intereson që pas luftës, shumë familjarë të ushtarëve të rënë në El Alemejn, erdhën të vizitonin varret e tyre. Disa nga ata, lanë ca fjalë të gdhendura në varret e tyre. Ndër ta, gjenden fjalët e një vejushe të re angleze e cila i shkroi burrit të saj: “Për Botën, ti qe vetëm ushtar, por për mua, ti ishe Bota e tërë!”
Ndaj, gjatë martesës, ju nuk fitoni vetëm bashkëshorte, ju fitoni gjithë botën. Nga tani e në botën e ardhshme, bashkëshortja jote do të jetë partneri yt në jetë, bashkëudhëtar dhe shoku më i mirë. Do t’i ndajë me ty çastet, ditët dhe vitet. Do ta ndajë me ty gëzimin dhe dëshpërimin, sukseset dhe dështimet, ëndrrat dhe frikësimet tua. Kur do të jesh i dobët, ajo më së miri do të kujdeset për ty; kur të kesh nevojë për ndihmë, do të bëjë gjithë ç’ka mundet; kur të kesh ndonjë sekret, ajo do ta ruajë më së miri; kur të kesh nevojë për këshillë, ajo do ta jep. Ajo gjithnjë do të jetë me ty. Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që shohin sytë tua është ajo.
Gjatë ditës, ajo do të jetë me ty, në qoftë se në një moment nuk është me ty, fizikisht, ajo do të mendojë për ty me gjithë zemër, mendime e shpirt. Kur të shkoni të flini, ajo do të jetë gjëja e fundit që e sheh; madje edhe kur flenë ti, sërish do ta shohësh atë në ëndërr. Shkurtë, ajo do të jetë e gjithë bota për të dhe ti do të jesh e gjithë bota për të.
Përshkrim më i mirë të cilin personalisht e kam lexuar ndonjëherë e që përshkruan afërsinë e bashkëshortëve për njëri-tjetrin, paraqet ajeti Kur’anor: ‘Ju jeni veshja e tyre dhe ato janë veshja e juaj.’
Bashkëshortët janë sikur petku për njëri-tjetrin, ngaqë ia sigurojnë njëri-tjetrit mbrojtjen, konforitetin, mbulesën, ndihmën dhe pasurinë. Paramendoni sikur të udhëtonit në Alaskë pa veshje! Bashkëshortët tanë na sigurojnë në të njëjtën mënyrë mbrojtjen dhe konforitetin, mbulesën dhe ndihmën, në udhëtimet tona në këtë botë sikur veshja që do të na nevojitej në udhëtimin tonë në Alaskë.
Relacioni mes bashkëshortëve është gjëja më e shenjtë nga të gjitha relacionet: vlera e dashurisë dhe kujdesit, intimitetit dhe afërsisë, mëshirës dhe mirëkuptimit dhe qetësisë e cila mbushë zemrën e bashkëshortëve. Kjo paraqet vepër Hyjnore. Vetëm Zoti me fuqinë e pakufizuar, mëshirën e pafund dhe Urtësinë e shkëlqyer, mund të forcojë këto ndjenja të shkëlqyera në zemrat e bashkëshortëve.
Faktikisht, Allahu na kujton ata që shkojnë shenjave të Tij në Univers, janë ndjenjat në zemrat e bashkëshortëve ndër shenjat e Tij që duhet udhëzuar qeniet njerëzore kah Ekzistenca e Tij.
Siç qëndron në Kur’an, (Er-Rum 21): “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”
Mirëpo zemra e njeriut nuk është qenie e palëvizshme, ajo është mjaft dinamike. Dashuria mund të thahet dhe zbehet. Lidhja bashkëshortore mund të dobësohet nëse për të nuk kemi kujdes. Lumturia në bashkëshortësi nuk vjen vetvetiu. Fati konstant kërkon dhënie dhe sakrificë konstante nga të dy anët. Që pema e dashurisë bashkëshortore të mbijetojë, të mbetet e gjallë dhe ta vazhdojë rritjen, toka duhet të jetë e palodhshme, e mirëmbajtur dhe e kujdesur. Ndaj, ja këtu disa këshilla si ta mirëmbajmë këtë pemë, që vazhdimisht të rritet:
Në botën tonë, jetojmë një jetë dinamike, të rrethuar me tabela të dendura dhe të stërmbushur me afate. Për bashkëshortët, kjo domethënë, ndoshta më nuk do të gjeni kohë që të kaloni së bashku, të vetmuar dhe larg nga obligimet. Këtë nuk duhet ta lejoni asnjëherë të ndodh! Mundohuni që periodikisht të gjeni kohë, të kryeni ndonjë punë, larg nga bota tjetër. Kujtoni se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, gjente kohë që të shkojë i vetëm me bashkëshorten Aishen radijallahu anha, në shkretëtirë, për të garuar. Fillimisht ajo ia kalonte, mirëpo pasi fitoi pak në peshë, filloi ai t’ia kalojë…
Dil rregullisht jashtë me të dhe bëni çfarëdo lloj aktiviteti. Shkoni në bregdet. Vizitoni familjen dhe shokët.
Shkoni në xhami, në piknik etj. Kujtoni se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ndante kohë që të shkojë me gruan e tij të shohë lojërat e etiopianeve të reja.
Gjithmonë të kesh romansë në jetë. Jeta moderne gati e transformoi qenien njerëzore në robot apo high-tech – maqina pa emocione.
Shfaqja e emocioneve është e nevojshme që ta ruajmë lidhjen bashkëshortore, larg nga dryshku dhe dezintegrimi. Mbaje mend, do të shpërblehesh nga Allahu për çdo emocion që tregon ndaj gruas tënde. Ashtu siç thotë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem: “Do të shpërbleheni për gjithë ku kërkoni kënaqësinë e Allahut, madje edhe për ushqimin që vëni në gojë të bashkëshortes.” Asnjëherë mos e nënçmo vlerën për gjëra që duken të vogla, ashtu siç është vënia e ushqimit në gojë të gruas, hapja derën e veturës etj. Kujtoni se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, vënte gjurin e tij që bashkëshortja të shalonte devenë… Mundohu që gjithnjë të gjesh kohë për lutje të përbashkët.
Forcimi i lidhjes mes teje dhe Allahut është garantim më i mirë që lidhja jote bashkëshortore, të mbetet gjithnjë e fortë. Kjo do të rezultojë me pasje të qetësisë më të madhe në shtëpinë tënde. Kujto si Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, gjithnjë tregonte lutje dhe dëshira për bashkëshortët e ri, të cilët zgjoheshin natën të falen, ai madje udhëzonte që nëse njëri prej tyre ngrihet, le ta thirr tjetrin që nuk është ngritur, madje edhe me stërpikje me ujë në fytyrën e tij/saj.
Mundohu që gjithnjë me vepra a me fjalë të jesh i mirë ndaj bashkëshortes. Bisedo me të, buzëqeshu, kërko këshillën e saj, pyete për mendimin e saj, harxho kohë të vyeshme me të dhe kujto se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirë ndaj bashkëshorteve…”
Në fund, është rutinë që bashkëshortët të japin besën në dashuri dhe nder, deri sa vdekja të mos i ndajë. Unë mendoj se kjo besë është jo e mirë, por e shkëlqyeshme, mirëpo jo e mjaftueshme! Nuk mjafton vetëm ta dashurosh bashkëshorten. Gjithashtu duhet të duash atë që ajo do. Familjen e saj, dashamirët e saj duhet të jenë edhe dashamirë për ty. Mos u bë si kolegu im, i cili nuk kënaqej që, prindërit e bashkëshortes së tij, të vijnë në vizitë, për disa javë. Ai sinqerisht asaj i thotë: ‘Nuk i dua prindërit tu’. Natyrisht se e shikoi me hidhërim dhe ia ktheu: ‘Edhe unë nuk i dua prindërit tu’.
Gjithashtu, nuk mjafton ta duash deri sa vdekja t’ju ndajë. Dashuria nuk duhet të ndërpritet dhe ne besojmë që, ekziston bota tjetër pas kësaj. Atje ku ata të cilët bëjnë gjëra të drejta në këtë botë, do të bashkohen me bashkëshortet dhe pasardhësit e tyre. Shembull më i mirë është Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dashuria e të cilit ndaj Hatixhes radijallahu anha, vazhdoi edhe pas vdekjes së saj. Edhe shumë vite pas vdekjes së saj, ai asnjëherë nuk harroi që kur të therë ndonjë dele, një pjesë t’ia dërgonte shoqeve të saj…
Duaje bashkëshorten tënde dhe atë që ajo do, dhe atë, jo deri në vdekje, por deri sa të bashkoheni përsëri në botën tjetër.
Inshaallah!

Sherif Muhammed

Përktheu: Ebu Jasin
Redaktoi: O. B.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit