1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Këshillat për ushqim, të vështira për t’u gëlltitur

Më të lexuarat

Ju tregojmë se sa shpesh ndryshojnë këshillat për ushqimin.

Këshillat shkencore se për çka janë të mira dhe të këqija ushqimet duket që ndryshojnë rregullisht si specialiteti ditor në një restorant lokal.

Vetëm para disa javësh, ekspertët britanikë i kanë shpallur vezët si ushqim perfekt.

Pastaj këtë javë hulumtuesit kanadezë kanë pohuar që janë të këqija për zemrën tuaj njëjtë si cigaret, sepse e verdha e vezëve i mbush arteret me “llum”.

Në vazhdim ju tregojmë se sa shpesh ndryshojnë këshillat e ushqimit – për të mirë dhe të keq.

Ndërkohë, nutricionistja Amanda Ursell tha se “Gjithmonë një moment dëgjojmë që diçka është e mirë për ne dhe e keqe momentin tjetër. Nuk do të isha brengosur shumë sa u përket vezëve”.

 

Vezët

1990: Shefat e shëndetit paralajmërojnë për kolesterinën e lartë të vezëve dhe konsumi mesatar bie në dy ose tre në javë.

2009: Hiqet këshilla për të limituar vezët, pasi që ekspertët zbulojnë që kolesterina ka krejt pak efekt në nivelet e zakonshme të veta njerëzve.

2012: Ngrënia e vetëm dy të verdhëve të vezëve është e keqe për zemrën si pirja duhanit pasi që bllokon arteret, thanë shkencëtarët kanadezë.

 

Çokollata e zezë

2011: Hulumtuesit shkencor në New York thonë që çokollata e zezë përmban antioksidantë që luftojnë kancerin dhe mbron sistemin kardiovaskular.

2012: Ata që e hanë atë disa herë në javë janë më të dobët se ata që e hanë rrallë, zbulon studimi amerikan, në muajin mars.

2012: Një hulumtim evropian rrit shqetësimet për kaloritë dhe yndyrat e çokollatës, duke thënë që i kontribuojnë epidemisë së trashjes.

 

Salsiçet

2011: Niveli i kripës në salsiçe mund të shkaktojë tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru, paralajmërojnë hulumtuesit.

2012: Ngrënia e një salsiçeje ose tri fetave të holla të proshutës në ditë mund të rrisë rrezikun nga kanceri i pankreasit, thonë kërkuesit shkencorë.

2012: Në prill, një ekspert tha që yndyrat e ngopura të salsiçeve janë të shëndetshme nëse zgjidhni ato me të paktën 85 për qind mish.

 

Buka e bardhë

1950-tat: Buka e bardhë është e mbushur me vitamina dhe minerale. Ka dyfish më shumë kalcium se sa copat e bukës me miell të papërpunuar.

2007: Shkencëtarët e University of Virginia thonë që buka e bardhë nuk do t’ju trashë dhe që karbohidratet nuk janë armiku.

2012: Shkencëtarë e Harvardit thonë që vetëm një porcion në ditë në mënyrë të konsiderueshme mund të rrisë rrezikun nga zhvillimi i diabetit të tipit 2.

 

Mishi i kuq

2006: Mishi i kuq është lidhur me kancerin e gjirit te femrat më të moshuara, ndërsa një studim i vitit 2007 e lidh edhe me kancerin e zorrëve.

2010: Konsumimi i mishit të kuq është i lidhur me rrezikun më të lartë të sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të “US Nurses’s Health”.

2011: Fermat moderne kanë reduktuar nivelet e yndyrave dhe jep nutrientë vitalë si hekuri, thotë “British Nutrition Foundation”.

 

Frutat arrore

1999: Frutat arrore rrisin rrezikun nga sulmi në zemër për shkak të përbërjes së lartë të yndyrave, zbulon një studim i Iowa Women’s Health.

2011: Bajamet kanë 20 për qind më pak kalori sesa është besuar më herët, sipas një hulumtimi amerikan.

2012: Ngrënia e një pakoje frutash arrore në ditë në mënyrë kualititave mund të përmirësojë kualitetin e spermës dhe të nxisë fertilitetin, thonë hulumtuesit amerikanë.

 

Rrushi

2008: Mostrat e marra prej supermarketeve nga Evropa zbulojnë që rrushi ka nivele të rrezikshme të pesticideve.

2011: Ngrënia e rrushit mund të lehtësojë sëmundjen e mëlçisë, sipas një studimi të kryer nga University of Queensland.

2012: Rrushi është i pasur me vitamina A, C, B6, folate dhe minerale, të cilat ndihmojnë të dukeni më të rinj, thanë ekspertët britanikë.

 

Kafja

1980: Përhapet alarm pasi që një studim amerikan sugjeron që kafja rrit rrezikun nga kanceri i pankreasit.

2007: Shqyrtimet e 66 testeve klinike konfirmojnë që kafja NUK është kancerogjene. Faji bie tek duhani.

2012: Libri i ri “Kafja është e mirë për ty”, pohon që kafja në fakt më tepër ka gjasa të parandalojë kancerin dhe ulë rrezikun nga sëmundja e zemrës.

 

Patatet

2002: Dieta e re Atkins me karbohidrate të ulëta bëhet hit në botë, duke pohuar që reduktimi i ushqimeve si patatet është çelësi për humbjen e peshës.

2009: Patatet janë shumë të pasura me vitaminën B6, e cila ndihmon të luftohet stresi, pohon një studim evropian.

2011: Dy porcione patate në ditë – preferohet në mikrovalë – mund të ulin tensionin e gjakut, zbulon një studim amerikan.

/koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit