O biri im!
Google, Facebook, Tweeter, Whatsapp, Instragrami dhe të gjitha rrjetet sociale të komunikimit shoqëror janë një det i thellë në të cilin kanë humbur virtytet, moralet dhe mendja e çdo individi në shoqëri, të rinj e të reja, burra, gra madje edhe të moshuar. Dallgët e tij ia kanë gllabëruar kësaj shoqërie turpin dhe modestinë, është shkatërruar dinjiteti dhe morali i shumë njerëzve.
Prandaj, kujdes, mos kërko gjëra të ndaluara, bëhu si bleta, kërko dhe shfleto vetëm faqe elektronike të dobishme, në radhë të parë për veten tënde, pastaj për të tjerët.
O biri im!
Mos u bë si miza, e cila pasi qëndron në çdo gjë të mirë e të keqe, të infekton me sëmundje pa e kuptuar.
O biri im!
Vërtet, interneti është një treg i madh ku askush nuk e jep mallin falas, por kundrejt diçkaje. Ka njerëz që duan të shkatërrojnë moralet njerëzore kundrejt mallit të tyre; ka të tjerë që duan të përhapin mendime të dyshimta; të tjerë që duan famë; të jenë reformues. Prandaj, mos e bli mallin pa e kontrolluar atë mirë.
O biri im!
Kujdes! Mos i vizito faqet elektronike të ndryshme sepse, disa prej tyre janë kurth, sherr i madh, dhe shkatërrim.
O biri im!
Kujdes! Mos u merr me thashetheme, dije se ti po bën tregti me veprat e mira e të këqija derisa të vdesësh. Prandaj, përzgjidhe mallin tënd përpara se të të ekspozohet, sepse, në të vërtetë, blerësi i saj nuk pyetet.
O biri im!
Përpara se të shkruash ndonjë koment ose të marrësh pjesë, mendohu mirë, nëse veprimi ose sjellja jote kënaqin apo zemërojnë Allahun e Lartësuar.
O biri im!
Mos i gjyko njerëzit përmes gjërave që ata shkruajnë, sepse ata janë të maskuar, fytyrat e tyre janë të dyfishta, sjelljet dhe moralet e tyre janë sa për sy e faqe, flasin fjalë të bukura, por ndërkohë gënjejnë hapur.
Sa e sa njerëz janë të bukur, por në realitet ata janë më të shëmtuarit!
Sa e sa njerëz shtiren si të ndershëm, por në realitet janë gojëndyrë!
Sa e sa njerëz shtiren se janë bujarë, por në realitet janë më koprracët e koprracëve!
Sa e sa njerëz shtiren të bukur, por në realitet janë më të shpifurit e të shpifurve!
Sa e sa njerëz shtiren si të guximshëm, por në realitet janë më frikacakët e frikacakëve, vetëm ata persona që mëshiron Zoti.
O biri im!
Kujdes nga emrat e rremë, sepse mbajtësit e tyre nuk i besojnë veteve të tyre, prandaj, mos i beso atij personi i cili nuk ka besim në vetvete.
Kujdes se mos ke një emër tjetër. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
O biri im!
Mos e lëndo atë që të lëndoi, sepse ti përfaqëson veten tënde, kurse ai veten e tij; ti përfaqëson moralin tënd, e jo të atij.
O biri im!
Përzgjidhi fjalët që shkruan. Ti shkruan, por edhe Engjëjt shkruajnë. Allahu i Lartësuar të gjykon dhe të mbikëqyr. Në të vërtetë, ajo, -Pasha Allahun-, është disfatë dhe pendim.
iStock_000002228985Small_display O biri im!
Gjëja më e frikshme për të cilën unë frikësohem për ty në detin e internetit, është shikimi i faqave të ndaluara, sekuencave të devijimit dhe shthurjes morale. Nëse e gjen veten tënde që ke tejkaluar këto të ndaluara, përfito prej internetit në dobi të vetes tënde dhe komunikimit me shoqërinë. Nëse e shikon se je zhytur në botën e gjërave të ndaluara, atëherë largohu prej botës së internetit, ashtu siç largohesh nga hiena grabitqare, sepse zjarri do të jetë vendstrehimi yt.
O biri im!
Prej shtigjeve më të rëndësishme të shejtanit janë hutimi dhe epshi, të cilët janë shtyllat e internetit. Dije se kjo gjë nuk është krijuar që ti të jesh i pavëmendshëm, por në shërbinin tënd. Pandaj, shfrytëzoje (përdore) për mirë, e mos e lër atë të të shfrytëzojë ty. Përmes internetit ndërto të ardhmen, e mos e lë të të shkatërrojë. Bëje internetin argument në favorin tënd, e jo argument kundër teje.
Ky mesazh meriton të lexohet me vëmendje dhe të shpërndahet midis nesh.