2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Këshillat e mjekut përpara fillimit të Ramazanit

Më të lexuarat

Në shumë familje ka filluar të ndjehet atmosfera e përgatitjes për muajin e shenjtë të Ramazanit, muaji i mëshirimit dhe begatisë.
 
Edhe këtë vit, agjërimi i gjatë prej rreth 17 orësh do të përfundojë me perëndimin e diellit. 
Agjencia turke e lajmeve Anadolli, bën të ditur se Kryetari i Fondacionit të Veshkave në Turqi, Timur Erk, duke theksuar se në muajin e Ramazanit mes iftarit dhe syfyrit duhet të konsumohet mjaftueshëm lëngje. Ai ka vlerësuar se “uji i cili ka një rëndësi të veçantë krahas shëndetit të veshkave edhe në sistemin e muskujve, lëkurës, tretjes ai duhet të merret si element parësor në të ushqyerit”. 
Erk në një deklaratë me shkrim në lidhje se çfarë duhet të bëhet në lidhje me shëndetin e veshkave në Ramazan, ka tërhequr vëmendjen se uji ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e veshkave por edhe në sistemin e muskujve, lëkurës, tretjes dhe duhet të konsiderohet si element parësor gjatë gjithë muajit të Ramazanit. 
Ai ka paralajmëruar më tej se të sëmurët që kanë probleme të tepërta të veshkave dhe me dializën nuk duhet të rrezikojnë duke agjëruar.
– “Uji i tepërt nuk dëmton veshkat, konsumimi i pakët i ujit mund të shkaktojë gurë dhe infeksion”- shprehet Timur Erk.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit