1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Këshilla të dobishme për çdo prind!

Më të lexuarat

Mos e ndaloni fëmijën që të kalojë kohën në telefonin celular, përderisa ju vetë i ngulni sytë në të gjatë gjithë ditës.
Mos insistoni që fëmija të shkojë në tre sesione trajnimi, kurse ju të uleni në dhomë para televizorit.
Mos e ekspozoni para fëmijës ushqimin e shëndetshëm, ndërsa vet të përmbyteni në pica dhe çokollata, e gjithsesi edhe me cigare pas racionit.
Mos e kujtoni fëmijën të lexojë libra, kur libri juaj i fundit i lexuar ka qenë libri ‘Princi i vogël’, në shkollën fillore.
Mos prisni që fëmija juaj të jetë i qetë, i qëndrueshëm dhe i edukuar mirë, ndërsa juve të ju lejohet të bërtisni, të goditni dhe të fyeni.
Mos kërkoni që fëmija ta do dhe respekton shkollën, ndërsa ju për mësuesen flisni se ajo është e marrë, arrogante apo injorante.
Mos jini shumë të zënë për fëmijën tuaj, kurse pastaj të relaksuar shkoni në futboll, manikyr ose në kafene.
Mos dëshironi që fëmija të jetë përgjegjës, kurse ju të harroni ta merrni nga shkolla, t’ia paguani ekskursionin, ose të shkoni në lojën (ndeshjen) e tij.
Mos jini mizor ndaj prindërve tuaj të vjetër, kurse pastaj të kërkoni nga fëmijët që t’ju respektojnë juve.
Dhe kurrë, kurrë mos harroni se fëmijët i shikojnë prindërit e tyre. Çdo gjë që nuk ju pëlqen juve tek fëmijët tuaj, ata pikërisht e kanë parë nga ju! Ekspertët pohojnë se fëmija deri në moshën 7 vjeçare, tashmë i ka përvetësuar vlerat dhe mënyrën e sjelljes nga mjedisi i tij. Prandaj është shumë e rëndësishme që të sillemi në mënyrën se si duam që fëmijët tanë të sillen, qysh nga periudha më e hershme e rritjes së tyre.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit