0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Këshilla se si të keni një udhëtim sa më të lehtë me femijë të vegjel

Më të lexuarat

Udhëtimi me fëmijët, veçanërisht kur shkoni në ndonjë destinacion më të largët, mund të jetë tepër i mundimshëm.

Prindërit në raste të tilla pyesin se çfarë duhet të bëjnë për ti argëtuar fëmijët e tyre në mënyrë që të qëndrojnë mirë dhe të qetë për një periudhë më të gjatë. Është e vërtetë se fëmijët nuk e kanë të lehtë të udhëtojnë në makinë apo në autobus për një kohë të gjatë. Gjithashtu kur udhëtojnë me avion, për shkak të ndryshimeve të presionit të ajrit, fëmijët ndihen sikur të jenë të robëruar në avion.

Problemet më të zakonshme me të cilat mund të përballen janë dhimbja e veshëve, temperatura, ankth, etj. Këto simptoma i kanë edhe të rriturit, por fëmijët e kanë më të vështirë për ti kontrolluar, prandaj ata shpesh janë të shqetësuar gjatë udhëtimit.

Pajisuni mirë
Mos mendoni shumë në lidhje me atë se çfarë do të paketoni në mënyrë që ti siguroni një udhëtim komod për beben tuaj, gjithmonë merrni më tepër nga sa parashikoni. Mbusheni çantën e bebes sa më shumë që të mundeni, dhe vazhdimisht mbajeni pranë vetes, pasi nuk i dihet se kur do të keni më tepër nevojë për të. Mbusheni me pelena, kremra, shishe me biberona, letra të lagura, etj. Nëse fëmija juaj konsumon qumësht artificial, mundohuni që ti siguroni atij qumështin e preferuar dhe mbani reserve 2-3 shishe. Nëse ende e ushqeni me gji, merrni me vete një batanije apo mbulesë për të siguruar privatësinë tuaj gjatë të ushqyerit me gji.

Gjithashtu, biberoni mund t’ju ndihmojë gjatë udhëtimit, prandaj është mire që të merrni dy me vete në rast se njëra mund t’ju bjerë dhe të bëhet pis. Është mire që pranë jush të mbani edhe një pale rroba rezervë për beben dhe për ju, pasi nuk i dihet se çfarë surprise mund të ketë përgatitur foshnja juaj gjatë udhëtimit.

Planifikim i mirë
Mbani me vete qese për të hedhur pelenat e pista të bebes tuaj, si dhe dezinfektues për duart. Visheni atë me rroba të rehatshme, të cilat mund t’ia zhvishni lehtë, dhe në të njejtën kohë fëmija të mos ndjejë të ftohtë apo tepër të nxehtë.

Disa prindër, marrin me vete edhe lodrat e preferuara të bebes së tyre, duke i mundësuar atyre që të ndihen si në shtëpi. Fëmijët nuk dine të përtypen apo të bllokojnë hundën me qëllim për të lehtësuar dhimbjen e veshëve të shkaktuar nga presioni i ajrit, prandaj biberoni është një mundësi e mirë që fëmija të mos e ndjejë tepër presionin e ajrit gjatë fluturimit me avion.

Për çdo rast në avion
Sigurohuni edhe një here se i keni marrë të gjitha gjërat e nevojshme, në rast se fluturimi mund të shtyhet. Kjo nënkupton, pelena rezervë, rroba, ushqim, letra të lagura, etj. Kushtojini vëmendje ndryshimit të temperaturës në avion para dhe pas fluturimit, prandaj merrni rroba rezervë për ju dhe për beben tuaj.

Këshillë
Jo çdo bebe mund të adaptohet lehtë në çdo situatë. Provoni mënyra të ndryshme për ta zbukuruar udhëtimin e bebes tuaj. Nëse udhëtoni me avion, lëvizni nëpër avion. Nëse udhëtoni me autobus, bëni më shpesh pauza dhe shëtiteni shkurt fëmijën tuaj në ajër të pastër.

Siguroni për fëmijën tuaj lodra, shishe me qumësht, flisni me të me zë pozitiv, në këtë mënyrë do ti siguroni fëmijës tuaj një atmosferë më relaksuese dhe më pak stres gjatë udhëtimit.

Por , ndonjëherë, mund të ndodhë që asnjë nga këto këshilla të mos ju shërbejnë. Nëse udhëtoni me avion, mos u dekurajoni pasi shumica e pasagjerëve janë ose kanë qënë nëna të fëmijëve të vegjël sin ë rastin tuaj dhe me siguri do t’ju kuptojnë fare mirë për gjendjen tuaj. Vazhdoni të ruani qetësinë dhe të jeni positivë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit